Në kuadër të ceremonisë ndërkombëtare të filmit ‘OSCAR 2019’, edicioni i 51-të, i ‘BarCamp Prishtina’, i dedikohet të gjithë artistëve kosovar, që përmes krijimtarisë së tyre në kinematografinë shqiptare, kanë arritur që të promovohen në shumë festivale ndërkombëtare.
Ky edicion sjell 2 artistë të shquar në fushën e artit, More Raçën dhe Ujkan Hysajn, filmat e të cilëve kaluan nëpër festivale të ndryshme të botës dhe u vlerësuan nga juri të shumta profesionale botërore.
Konferenca jo-formale ‘BarCamp’, e mundëson prezantimin e ideve, inovacioneve dhe diskutimet e hapura, rreth çështjeve me tema të ndryshme duke sjell tema të reja për çdo edicion. Edicioni i radhës i ‘BarCamp Prishtina’, do të mbahet më 20 Shkurt (e Mërkurë), duke filluar nga ora 18:30 në Kino Armata në Prishtinë.