Të premtën e 22 shkurtit, në Kinemanë Lumbardhi në Prizren do të mbahet ligjerata publike “Bukuria e asaj që mbetet”. Kjo ngjarje vjen nga bashkëpunimi i Fondacionit Lumbardhi dhe Fondacionit Kosovar të Arkitekturës, ndërsa ligjërata do të mbahet nga arkitektja Aslıhan Demirtaş e cila është edhe ligjëruese në Departamentin e Arkitekturës të Fakultetit të Arteve dhe Dizjanit në Universitetin ‘Kadir Has’, në Stamboll.
“Bukuria e asaj që mbetet” sjell historitë e qytetit dhe ‘mbetjeve të kohës’, që ka secili qytet. Ato që mbesin dhe përbëjnë një kontekst të vërtetë urban janë mbetjet – ajo që mbetet, nga jeta e kaluar dhe manifestimet e tyre fizike si ndërtesa, rrugë dhe sheshe”. Ligjërata do të mbahet në gjuhën angleze me fillim nga ora 17:00, ndërsa pas ligjeratës do të mbahet një diskutim i hapur.