Organizata Joqeveritare ‘GAIA Kosovo’, qëllimi i së cilës është promovimi i paqes, mirëkuptimit, solidaritetit mes njerëzve, drejtësisë sociale dhe mjedisore, më 22 shkurt do të organizojnë aktivitetin e tregimeve të tre sportistëve të Mitrovicës. Aktiviteti në fjalë mbahet në zyrat e EUICC-së, afër urës së Ibrit në Mitrovicë, duke filluar nga ora 17:00 deri 19:00. ‘Karvani i tregimeve II’, do të ketë edhe tri edicione të tjera të cilat do të realizohen deri në Maj të vitit 2019. Hyrja dhe pijet do të jenë falas, pasi që ngjarja e lartpërmendur financohet nga Bashkimi Evropian.