Organizata joqeveritare ‘Intent New Theatre’, është bashkuar me kompaninë e shpërblyer të teatrit nga Londra ‘Tamasha’, për ta ringjallur dhe zgjeruar dramën e radios në Kosovë. Kohë më parë kjo organizatë ka ftuar shkrimtarë dhe entuziastë të teatrit në një udhëtim krijues: një seri hap pas hapi e punëtorive të shkrimit që do të rezultojnë me shfaqjen dhe prodhimin e radio-dramave origjinale dhe themelimin e një festivali të radio-dramës. Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur 10 autorë me profile të ndryshme, dramaturgë, skenaristë, gazetarë dhe studiuese të çështjeve gjinore.
Pjesë e aktivitetit është edhe seminari dy-ditor që do të mbahet nesër dhe pasnesër (25 dhe 26 maj), me dramaturgun e vlerësuar me çmime britanike dhe drejtorin artistik të Tamasha, Fin Kennedy.
Idetë e rreth gjashtë shkrimtarëve do të përkrahen për zhvillim të mëtejshëm dhe të konsiderohen për prodhim në Londër dhe Kosovë midis vjeshtës 2019 dhe verës 2020.