Më shumë se asnjë herë tjetër, sot më 24 janar, keni mundësi që t’iu tregoni më të dashurve tuaj se sa janë ata të rëndësishëm për ju, pasi kjo datë e sotme, në SHBA, kremtohet si “Dita Kombëtare e Komplimentit”.
Një kompliment ka një efekt të fuqishëm, jo vetëm që përmirëson dhe e ndritë gjendjen shpirtërore të pranuesit të komplimentit, por edhe të personit që e jep komplimentin, duke e bërë të ndjehet falënderues për njerëzit që ka përreth.
Pikërisht, në “Ditën Kombëtare të Komplimentit”, Radio K4 ndjehet me shumë fat për dëgjuesit e mrekullueshëm që i ka, gjithandej botës, të cilët janë pjesë e saj, dhe shfrytëzojnë të gjitha mënyrat që ofron Radio K4, për të qenë së bashku.
Dëgjuesit e K4 janë shumë ‘trendy’, duke iu përshtatur mënyrave bashkëkohore të shoqërimit që ofron radio K4. Ata kanë shkarkuar aplikacionin K4 dhe aplikacionin e radiove me renome globale, ‘Get Me Radio!’. Nëse, ju, ende nuk e keni shkarkuar këtë aplikacion, kjo mundësi po ju pret! https://www.getmeradio.com/stations/radiok4902-2204/