Disa prej këngëve më të famshme në historinë e muzikës mund të kishin një zë krejt tjetër. Para se të bëheshin hite, disa prej tyre ishin shkruar ose ofruar për artistë të tjerë – të cilët, për arsye të ndryshme, vendosën të mos i regjistronin.
Një prej rasteve më të njohura është “…Baby One More Time”, kënga që e shndërroi Britney Spears në një prej emrave më të mëdhenj të popit. Kënga ishte shkruar fillimisht me idenë që të interpretohej nga grupi TLC, por përfundimisht përfundoi te Spears.
Një tjetër rast është “Umbrella”, e cila u bë një prej hiteve më të mëdha të Rihanna-s. Kënga ishte menduar fillimisht për Mary J. Blige, por më pas iu dha Rihanna-s.
Edhe “Telephone”, dueti i Lady Gaga-s dhe Beyoncé, ka një histori të ngjashme. Kënga ishte menduar fillimisht për Britney Spears, para se të përfundonte në duart e Gaga-s.
Edhe në muzikën shqiptare janë raportuar histori të ngjashme. Një prej tyre lidhet me këngën “Señorita” dhe Era Istrefin, për të cilën është thënë se këngëtarja fillimisht nuk e kishte pranuar këngën.
Historitë e tilla tregojnë se rruga e një kënge drejt suksesit mund të jetë shumë më e ndërlikuar nga sa duket. Një refuzim mund të ndryshojë jo vetëm fatin e këngës, por edhe karrierën e artistit që përfundimisht e interpreton.







