Ruajta e energjisë elektrike, është një detyrim moral ndaj mjedisit dhe njëkohësisht një domosdoshmëri që kontribuon në mirëqenien ekonomike të secilit prej nesh.
Se sa të ndërgjegjshëm jemi ne në raport me kursimin e energjisë elektrike, Radio KFOR-i kësaj here ka realizuar një intervistë me znj, Arjeta Ademi, e cila mes tjerash, tha:
”Për neve grave amvise, është shumë problem të kursejmë energjinë elektrike, së pari, gjithë ditën jemi në kuzhinë, duke përgatitë ushqim për familjarët tanë, pastaj ujin duhet vazhdimisht të përdorim, për të pastruar enët. Lavatriçen mundohem ta shfrytëzoj pas orës 22:00, ashtu siç po na thonë, që rryma vjen më lirë. Televizori ndizet veç kur janë fëmijët në shtëpi, sepse unë nuk e shikoj. Dritat i ndez vetëm kur fillon të errësohet, dhe kur dalë nga shtëpia kujdesem që asnjë pajisje elektrike të mos jetë në prizë dhe asnjë dritë të mos jetë e ndezur”.
Sipas statistikave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për ndriçim, në Evropë, konsumohet 14% të energjisë elektrike të prodhuar, ndërsa në tërë botën kjo është 19% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike.