“Rrugëtimin tim në profesionin e mediave e kam nisur fillimisht në radio, për t’u shkëputur disa vite e për ta rigjetur sërish pasionin që kisha për këtë profesion.
Afërsia dhe marrëdhënia që të krijon puna në radio nëpërmes interaktivitetit, energjisë dhe dëgjuesve të cilët janë miqtë tanë të përditshëm janë motiv shtesë për dashurinë ndaj këtij profesioni.
Pavarësisht profileve nëpër të cilat kam kaluar gjatë jetës, radio mbetet dashuria e parë dhe e vetme për mua.
Përmes zërit tonë ne përcjellim tek dëgjuesit tanë idenë e të jetuarit së bashku, pa dallime etnike duke mbështetur kështu edhe misionin e KFOR-it në Kosovë”.