Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit, Radio KFOR-i tashmë ka nisur lojën e madhe shpërbylese, me të cilën do të udhëtojë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Ekipi i Radio KFOR-it sot (5 nëntor) ka udhëtuar në Shtërpcë, ku është pritur nga dëgjues të shumtë, të cilët janë shprehur entuziastë nga atmosfera e krijuar dhe pjesëmarrja në lojën shpërblyese.
Edhe sot, ekipi i Radio KFOR-it bëri diçka që bën çdo ditë tjetër. Por, pak më ndryshe. Ishte pranë dëgjuesve të shumtë, kësaj radhe edhe fizikisht.
E të dashur miq, nesër (6 nëntor) na prisni në qytetin e bukur të Gjilanit, ku me ju do të jenë moderatorët e Radio K4 dhe DJ, të cilët ndër të tjerash do të ju argëtojnë me muzikë.
Por, mos e humbisni këtë mundësi, sepse ju presin shpërblime të shumta.
Radio KFOR-i është radioja më e dëgjuar në Kosovë, e tëra si rezultat i njëzet viteve të punës cilësore që po vlerësohet edhe nga dëgjuesit, duke iu ofruar programe të ndryshme argëtuese dhe edukative, të cilat janë në dispozicion 24 orë në ditë.
Duke qenë në trend edhe me teknologjinë, përveç besimit të dëgjuesve, Radio KFOR-i ka fituar shpejt edhe besimin e lexuesve dhe ndjekësve në rrjetet sociale.
Komunikimi, shkëmbimi i pikëpamjeve dhe bashkëpunimi kanë një rëndësi të madhe për ne. Përgjegjësia dhe mirënjohja ndaj dëgjuesve ishin dhe do të mbeten arsye të organizimit të vazhdueshëm të projekteve edukative dhe organizimeve të tilla.