Që nga viti 1999 valët e radio KFOR-it dëgjohen me shumë ëndje, pasi janë valë që transmetojnë mesazhe edukative, kulturore, mesazhe për tolerancë dhe bashkëjetesë.
E, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të saj, ekipi i Radio KFOR-it është duke vizituar qytete të ndryshme në Kosovë, për të qenë sa më afër dëgjuesve të saj.
Ekipi i Radio KFOR-it, sot (6 nëntor) ishte në Gjilan, ku është pritur nga dëgjues të shumtë, të cilët janë shprehur entuziastë nga atmosfera e krijuar dhe pjesëmarrja në lojën shpërblyese.
Për të ditur se cili do të jetë qyteti i radhës që Radio KFOR-i do ta vizitojë, por edhe për të ditur më shumë rreth historikut dhe sukseseve të shumta të saj, ju mund t’i gjeni ato në: www.radiokfor.com; Facebook: Radio KFOR 90.2 Shqip; Instagram: radiokforshqip.