A keni menduar ndonjëherë se nëse do të mund të hanit vetëm një lloj ushqimi deri në momentet e fundit të jetës tuaj, cili do të ishte ai?
Një pyetje shumë interesante, por edhe sfiduese, sidomos kur vie puna te ushqimi.
Disa nga dëgjuesit e kontaktuar nga Radio KFOR-i u përgjigjen kështu:
“Ushqimi im i preferuar janë ato që servohen në KFC. Pra janë Hot Wings, Chicken Wings and sandwich, diçka që unë i kisha konsumuar shumë shpesh dhe kurrë nuk mu kishin bërë bajat. Prandaj edhe pse e dimë që nuk janë shumë të shëndetshme, sepse janë ushqime të shpejta, dhe ndoshta bëjnë dëm në organizëm, por i preferoj shumë”, thotë Laureta.
“Mënyra qysh përgatitet fileja e pulës kish qenë ndoshta më e mira, por meqenëse mundet me qenë e dëmshme për organizimin e njeriut nëse ushqehet veç me file pule, mendoj se patatja kish me qenë më e shëndetshme për njeriun dhe e shijshme. Mua më pëlqen”, thotë Agroni.
“Nëse do të isha përballë me një kërkesë të tillë, pa mëdyshje do e zgjidhja flinë, është një prej ushqimeve tradicionale që e shijoj më së shumti, kështu që s’kisha mundur të paramendoj diçka tjetër”, thotë Mirjeta.
E kur jemi te ushqimi të dashur miq, do ta ndajmë me ju një këshillë, pikërisht për ushqimin: Mundohuni të bëni një përzierje të ushqimeve dhe të hani çdo gjë nga pak.