Në kuadër të projektit ‘Merr një libër, kthe një tjetër’ nga organizata ‘Etea’ në Prishtinë, ka filluar hapja e mini-bibliotekave të ndryshme nëpër lagje të qytetit. Biblioteka e parë u hap në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës, ndërkaq projekti ka për qëllim që qytetarët të kenë mundësi të lexojnë por edhe shkëmbejnë libra të ndryshëm.
Bibliotekat do të hapen edhe në 10 lagje të tjera të Prishtinës ndërkaq ato do të jenë të qasshme 24 orë në ditë në 7 ditë në javë ku do të jenë në kujdesin e banorëve të lagjes përkatëse.
Përveç ‘ETEA’-s ky projekt u përkrah edhe nga shtypshkronja ‘DUKAGJINI’, ‘Kuvendi Komunal i të rinjve të Prishtinës’, si dhe ‘Forumi për Iniciativa Qytetare’.