A ju ka ndodhur hapja e gojës nga përgjumja vetëm pasi keni parë dikë tjetër duke bërë të njëjtën gjë? Ky fenomen i zakonshëm mund të lidhet me mënyrën se si truri ynë reagon ndaj njerëzve përreth. Ky është një veprim i pavullnetshëm që mund të përhapet apo përcillet nga një person tek tjetri, madje edhe kur e shohim në TV. Studiuesit e lidhin këtë fenomen me imitimin e pavetëdijshëm dhe empatinë, pra aftësinë për të kuptuar dhe ndarë emocionet e të tjerëve.
Një rol të rëndësishëm mund të kenë edhe neuronet pasqyrë në tru, të cilat aktivizohen si kur kryejmë një veprim, ashtu edhe kur shohim dikë tjetër duke e bërë atë. Ky fenomen është vërejtur jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafshët shoqërore, si qentë, shimpanzetë dhe disa lloje zogjsh.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se lidhja e një veprimi të tillë dhe empatisë ende nuk është kuptuar plotësisht dhe kërkohen studime të mëtejshme për të shpjeguar mekanizmin e saj.







