– Në datën e sotme 28 Maj, feston 51 vjetorin e lindjes, këngëtarja Australiane Kylie Minogue, e cila filloi karrierën e saj me operat televizive ‘Fqinjët’. Këngëtarja Minogue, ka lindur në vitin 1968.
– Mirëpo në po këtë datë feston ditëlindjen edhe këngëtarja dhe autorja e shumë teskteve të këngëve, Colbie Caillat e lindur në vitin 1985 në Kaliforni. Ajo ishte në pozitën e parë në amerikë me albumin e saj ‘Breakthrough’ më vitin 2009 dhe këngën e saj ‘Bubbly’.
– Më 28 Maj të vitit 1988, këngëtari i ndjerë George Michael, arriti që të hyj në top 100 këngët më të mira në Amerikë, me këngën “One More Try”.
– Në këtë datë të vitit 1973, albumi i bendit Pink Floyd, i titulluar ‘The Dark Side Of The Moon’, ishte në krye të top listave në Amerike dhe Angli. Në Amerikë ky album qëndroi në këtë pozitë për mbi 700 javë, që nga viti 1973, deri në vitin 1988 dhe u bë albumi që qëndroi më së shumti në këtë toplistë në historinë e muzikës në tërë botën.