Planeti ynë është i mbushur me gjëra interesante, me gjëra të pa zbuluara dhe fakte që ndoshta nuk i keni dëgjuar asnjëherë. Në këtë artikull, prezantojmë disa kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.
– Sigurisht të gjithë ne ëndërrojmë që të biem në dashuri dhe kjo dashuri të na zgjasë gjithë jetën. Kur gjejmë personin e ëndrrave, disa persona lidhin këtë dashuri me martesë. Por ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, që rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku personi në fjalë ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe përpjekje për të pasur familje të lumtur, sigurisht pasi është martuar 130 herë.
– Liqeni i Pogradecit zyrtarisht është liqeni më i kulluar në Evropë. Gjerat atje mund t’i shohim deri në 20 metra thellësi dhe thellësia e këtij liqeni është 285 metra , gjatësia 30 kilometra, ndërsa gjerësia 10 kilometra.
– Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë, nga shkrimtari Jose´ Rumanzo, nga Ekuadori. Poezia me emrin “Perusia”, përbëhet nga 230.000 rreshta.