Bashkëpunimi në mes të Radio KFOR-it, Rave Live Session dhe Win Music Freedom, çdo të diel, sjellë tek ju DJ të njohur nga skena vendore dhe ajo ndërkombëtare.
Këtë vikend, me datën 30.05.21, DJ Ilir Lipe, do t’ju argëtoj me performancat e tij fantastike, një emër ky që përfaqëson një gjeneratë të re artistësh, të cilët po zotërojnë skenën e underground-it shqiptar. Të ndërtuara mbi zhanre të ndryshme të elektronikes, DJ set-et e tij janë narrative, histori të gjalla dhe joshëse.
Arkiva e tij muzikore është e përbërë nga rryma të ndryshme të elektronikes, mirëpo influenca argjentinase ka qenë në qendër të saj, për vetë ndjeshmërinë e melodive që përcjellin në publik. Ato prurje reflektohen ende edhe sot në stilin e tij melodik dhe emocional. Kështu, në set-et e DJ Ilir Lipe, jehojnë përherë melodi, vokale dhe instrumente nga më të ndryshmet. Vitet e fundit, DJ Iliri ka qenë prezent në disa nga festivalet më të mëdha në rajon dhe rezident i shumë prej klubeve më të njohura në Kosovë dhe Ballkan.
Për tu kënaqur me performancën e DJ Ilir Lipe, të interesuarit mund ti bashkohen faqes zyrtare të Radio KFOR-it në Facebook, këtë të diel, prej orës 21:00 si dhe përmes faqeve të Facebook-ut të Live Session, në Rave Travel dhe Win Music Freedom Ks.