Sipas përkufizimit astronomik, vjeshta fillon me ekuinoksin vjeshtor, ku Dielli kalon direkt mbi ekuatorin e Tokës dhe dita do të zgjasë për aq kohë sa edhe nata, e ky fenomen i përvitshëm, njihet si Ekuinoks i vjeshtës.
Meteorologët përdorin metoda të ndryshme për të përcaktuar ditën e parë të vjeshtës, p. sh., në disa vende, fillimi i stinëve përcaktohet nga temperatura mesatare dhe jo nga data fikse ose ngjarjet astronomike. Në shumicën e vendeve në Tokë, me përjashtim të rajoneve tropikale, fillimi i vjeshtës shoqërohet me ditë që shkurtohen me shpejtësi. Me fillimin e vjeshtës, fillojnë të bien temperaturat, të bëhet me ftohtë dhe ditët janë më të shkurtra, gjethet kthehen në portokalli dhe kafe, e kafenetë fillojnë të shërbejnë pijet e tyre të nxehta sezonale. Ekuinoksi i shtatorit, i njohur si i vjeshtës, shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës në hemisferën veriore. Sidoqoftë, kalendari meteorologjik shënon fillimin e vjeshtës në një datë krejt ndryshe. Dita e parë e vjeshtës varet nga stina që ju përdorni – meteorologjike ose astronomike. Janë dy data të ndara që mund të thuhet se shënojnë fillimin e stinës së vjeshtës.
Për disa, vera duhet të zgjasë për aq kohë sa të jetë e mundur dhe ata duan të shënojnë fillimin e vjeshtës nga kalendari astronomik. Në çdo vend të caktuar, diferenca ditore në gjatësinë e ditës është më e madhe rreth ditëve të ekuinokseve. Pas ekuinoksit të vjeshtës, ditët bëhen akoma më të shkurtra, por me një ritëm gjithnjë në rënie. Në të njëjtën kohë, vendet më afër poleve përjetojnë dallime më të mëdha ditore.