Galeria Qahili fton artistët të aplikojnë ‘Kaosi në Hijet e Bardha 2026’

Edicioni i radhës i platformës së artit bashkëkohor ‘Kaosi në Hijet e Bardha 2026’ sjell në fokus pasigurinë si një nga gjendjet që karakterizojnë përvojën bashkëkohore. Platforma, e themeluar në vitin 2013 nga Galeria Qahili në Prishtinë, këtë vit i fton artistët të hulumtojnë përmes veprave të tyre tensionin mes rendit dhe shpërbërjes, qartësisë dhe…