Me ritme që do na shoqërojnë për 30 net, Fushë Kosova FEST ka nisur edicionin e parë
Kosovës këtë verë i është shtuar edhe një festival, që gërsheton stinën e nxehtë me muzikën e atmosferën e paharrueshme. Nga data 15 korrik, në parkingun e parkut “Pishat” në Sllatinë të Fushë Kosovës, ka filluar festivali dhe tregu veror “Mërgata”, një ngjarje që synon të bëhet atraksion kryesor i verës për qytetarët dhe mërgimtarët…




