Kosovës këtë verë i është shtuar edhe një festival, që gërsheton stinën e nxehtë me muzikën e atmosferën e paharrueshme. Nga data 15 korrik, në parkingun e parkut “Pishat” në Sllatinë të Fushë Kosovës, ka filluar festivali dhe tregu veror “Mërgata”, një ngjarje që synon të bëhet atraksion kryesor i verës për qytetarët dhe mërgimtarët që i kalojnë pushimet verore në Kosovë. Për 30 net radhazi, festivali do të ofrojë performanca nga artistë të njohur të skenës vendore, teksa do të kemi ritme të shumë zhanreve si: hip-hop, RnB, muzikës qytetare, pop, rock, etj. Krahas muzikës, pjesë e festivalit është edhe tregu veror me mbi 40 shtëpiza druri, të cilat do të përkujdesen që pjesëmarrësit që të freskohen gjatë qëndrimit në festival. Hapësira e festivalit dhe shtëpizat e drurit do të dekorohen me ndriçim shumëngjyrësh dhe elemente verore ‘Eco Friendly’, për të ruajtur harmoninë me ambientin natyror të parkut “Pishat”.
Fushë Kosova FEST do të na mirëpres çdo natë, deri më 15 gusht.







