Shpejtësia dhe pakujdesia, shkaktarët kryesorë të rritjes së aksidenteve
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Policia e Kosovës, për shkak të aksidenteve, gjendja e trafikut rrugor në vend vazhdon të jetë shqetësuese. Sipas policisë, shkaqet kryesore të aksidenteve kryesisht mbeten shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e respektimit të rregullave elementare të qarkullimit. …



