Baleti Kombëtar i Kosovës po planifikon një udhëtim në New York, ku për tri ditë me radhë me datat 23, 24 dhe 25 maj, do të prezantohet para publikut njujorkezë me shfaqjen “Tango nights”.
Shfaqja “Tango nights”, me koreografi të Chiara Ajkun, realizuar në bashkëpunim në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe trupës amerikane “Ajkun Ballet Company”, ishte dhënë premierë, në maj të vitit të kaluar, në teatrin “St. Jean” në Manhatan të New York-ut, ndërsa në Prishtinë kjo shfaqje u shfaq premierë në shtator të vitit të kaluar.
Baleti i Kosovës ka bërë të ditur se prezantimi në New York gjatë majit, do të jetë vetëm njëri nga prezantimet që do t’i kenë jashtë vendit përgjatë vitit 2025.







