Pas përgatitjeve të shumta, sonte (04.02.19), në Teatrin Dodona, në Prishtinë, do të jepet premiera e shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, me protagoniste, aktoren e njohur, Arjola Demiri. Regjinë e kësaj shfaqjeje, të punuar deri në detajin e fundit, e ka realizuar Ben Apolloni, i cili në një prononcim për dëgjuesit e Radio KFOR-it, na zbuloi më shumë rreth fabulës së shfaqjes në fjalë:
“Shfaqja “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e ndërtuar mbi tekstin dramatik të Dibrës, është një shfaqje teatrore “Rreth ushkurit”, që na provokon që në titull, duke na vënë përballë dashurive të një virgjëreshe, përballë figurës së krijimtarisë letrare të autorit, Ridvan Dibra”, tha regjisori Ben Apolloni.
Premiera e kësaj shfaqjeje do të jepet sonte, nga ora 19:30, ndërsa repriza jepet nesër (05.02.19), po ashtu në Teatrin “Dodona”.