Kontingjenti i Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka hapur tre vende të lira pune për poziten ‘Interpretues/përkthyes të lartë’.
Shkollimi dhe përvoja e nevojshme për këto tri pozita:
– Arsim në nivelin e Kolegjit, Junior për 2 vjet, pas arsimit të mesëm, përfshirë këtu edhe ndjekja e trajnimeve në interpretim dhe përkthim të drejtpërdrejtë
– Minimum 5 vite përvojë pune si gjuhëtar profesional
– Njohuri pune në Microsoft Office
– Shkathtësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
– Aplikantët duhet të posedojnë shkathtësi shumë të mira të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe.
Paga bruto për këto pozita, është 1. 224 € për muaj. Aplikuesit duhet të jenë banorë të ligjshëm të Kosovës. Aplikacionin për këtë pozitë mund ta gjeni në faqen https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/senior-interpretertranslator?fbclid=IwAR0Ub_GgoilRKPbfAl8fM_eksYc2MnYTm8tMbCaoP7cvc7oeldZbZXrk9kU
Të interesuarit gjithashtu mund të kontaktojnë Zyrën e Burimeve Njerëzore, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, përmes adresës elektronike në recruitment@hq.kfor.nato.int ose në numrin e telefonit 038 70 21 72. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këto pozita është data 26 shkurt, ora 16:00.