Situata me virusin COVID-19, po rëndohet çdo ditë e më shumë, me numër gjithnjë e më të shtuar të të infektuarve dhe të vdekurve në Kosovë. Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, të lëshuar të martën (04 gusht), 225 persona kanë rezultuar pozitivë, derisa 13 kanë vdekur dhe 201 persona janë shëruar nga virusi ‘Covid-19’.
Siç njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e 477 personave, ku 225 prej tyre rezultuan pozitivë.
Për të parandaluar përhapjen e virusit, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për masa konkrete, të aprovuara më 28 korrik, të cilat po vazhdojnë të zbatohen në vend.