Ka filluar edhe këtë vit edicioni i 3-të i aksionit humanitar ‘Vrapo Babadimër’, për të ndihmuar familjet në nevoj për festat e fundvitit. Ky organizim po zhvillohet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku të gjithë të interesuarit mund të ndihmojnë duke blerë kostumin e babadimrit me çmimin prej 10 eurosh për të rritur dhe 5 euro për fëmijë.
Themeluesi i organizatës jo-qeveritare ‘Projekti 5 Cent’ Jusuf Islami, i ftuar në emisionin Macchiato Lounge në Radio KFOR, me Merita Gjonin, tregoi së këtë vit është edicioni i tretë i mini-maratonës humanitare ‘Vrapo Babadimër’ dhe foli më gjerësisht për këtë organizim:
“Kemi knaqësinë sepse organizimi po rritet si kampanjë dhe është edicioni i tretë i mini-maratonës humanitare ‘Vrapo Babadimër’. I ftojmë të gjithë ata që duan të kontribuojnë duke blerë një kostum të babadimrit, ata ndihmojnë një familje. Këtë vit i kemi disa risi, sepse ka edhe kostume për fëmijë që kushtojnë 5 euro dhe për të rritur 10 euro. Të gjithë mund të marrin pjesë në mini-maratonën pavarësisht moshës së tyre”.
Jusufi po ashtu njoftoi se të gjitha të hollat do të dhurohen për familjet në nevojë për festat e fundvitit.
Për të mësuar më shumë për forma tjera ku ju mund të ndihmoni, ju mund të kontaktoni në numrin e më poshtëm: +383(44)286807.