Termokiss dhe Wikimedians of Albanian Language User Group, nesër më 5 dhjetor si dhe më 14 dhjetor organizojnë një edit-a-thon për të pasuruar Wikipedian, me informacione që fuqizojnë rininë, duke shkruar për tema rreth rinisë, artit, kulturës dhe aktivizmit.
Si fazë e rëndësishme e jetës, fuqizimi i rinisë, është i domosdoshëm për zhvillimin e një shoqërie dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Duke u bërë editor në Wikipedia të rinjtë zhvillojnë aftësitë e shkrimit, hulumtimit dhe mendimit kritik.
Për të marrë pjesë në Edit-a-thon, ju duhet të plotësoni vegzën e mëposhtme: https://goo.gl/forms/9DD2tQlXL1O5YXMw1