Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA, nga data 14 dhjetor e deri më 16 dhjetor, organizon aktivitetin e radhës të “Super-Vullnetarëve”, me 40 të rinj nga Hani i Elezit, të cilët do të mbajnë aktivitete të ndryshme edukative në shkollën e mesme “Dardania” në Hanin e Elezit. Po ashtu, këta të rinj do të ndihmojnë komunitetin duke ndërtuar një kënd të leximit dhe shporta nga druri.
Këta të rinj do të kenë mundësi të krijojnë shoqëri të reja, do të zhvillojnë shkathtësi të reja si dhe do të bëjnë punë vullnetare duke kontribuar në komunitet.