Sonte (14.12.18), në ora 19:00, do të jepet premiera e dokumentarit “N’AGIM”, nga Malbora Krajku, që mbahet në Doku Kino, në Prizren.
Ky dokumentar paraqet video dhe fotografi, të marra nga arkiva, që i përkasin një periudhe të ndritshme kulturore të Prizrenit, përmes tregimeve personale të disa prej ish-anëtarëve të shoqërisë “Agimi”, të cilët shpalosin më shumë rreth kujtesës nostalgjike dhe rrugëtimit të këtij komuniteti.
Edicioni i tretë i Heritage Space, këtë vit ka ofruar hapësirë për ri-jetësimin e ndërtesave historike, ri-krijimin e artefakteve, ri-tregimin e tregimeve të harruara dhe ri-zbulimin e turizmit kulturor. Heritage Space është platformë e nisur nga “CHwB Kosova” që i krijon hapësirë individëve kreativ, të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e punëve të reja, përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme, për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor në Kosovë.