27 Marsi, njihet ndryshe edhe si ‘Dita Botërore e Teatrit’. Kjo ditë shënohet që nga viti 1962, me inicimin e Kongresit të 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror (INT) të UNESCO-s, të mbajtur në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës. Mirëpo, se në çfarë gjendje e gjen sivjen kjo ditë Teatrin Kombëtar të Kosovës, për Radio KFOR-in flet Drejtori Artistik, Agon Myftari: “Teatri Kombëtar aktualisht ka një publik të jashtëzakoshëm dhe ka një vijueshmëri shumë të madhe të publikut, në krahasim me shumë vite më parë dhe kjo gjë na gëzon. Mendoj që ky sukses, kjo vijueshmëri në numër kaq të madh të publikut, vjen si rrjedhojë e një repertoari të disa viteve me radhë, të disa prej regjisorëve të nivelit të lartë që i kemi pasur dhe gjithashtu të angazhimit maksimal, të jashtëzakonshëm, nganjëherë edhe jashta kapaciteve të tyre, qoftë edhe të trupës artistike, të aktorëve por edhe bashkëpunëtorëve”.