Nëse jeni të pasionuar ose të interesuar për të mësuar më shumë rreth shkrimit kreativ, atëherë seminari që do të mbahet më 31 janar, në Këndin Amerikan, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është për ju.
Në këtë seminar, hulumtuesja Adelina Çolaku do t’ju prezantojë me artin e shkrimit krijues, ku keni mundësi që të shpalosni kreativitetin tuaj artistik duke shkrepur fotografi nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Këto vepra arti do të varen pastaj në hapësirën e ndarë për fotografi, për të cilat do të pasojnë diskutime.
Prandaj, Këndi Amerikan, ju fton që ti bashkoheni kësaj ngjarjeje, që të mësoni duke u argëtuar dhe të shpalosni krijimtarinë tuaj të brendshme artistike.