Prishtina Hackerspace e cila është hapësirë e hapur eksperimentimi e krijuar ekskluzivisht për qëllime teknologjike, arsimore, kulturore dhe shkencore, nesër (29 janar), nga ora 18:00, në zyrat e saj, organizon takimin mes profesionistëve të teknologjisë, me ndërmarrësit, zhvilluesit, inxhinierët, blogerët dhe akademikët.
Poashtu, njoftohet se përgjatë takimit “Tech & Beer” nuk do të ketë ndonjë përmbajtje apo folës, mirëpo vetëm shoqërim dhe shkëmbim të ideve.
Takimi “Tech & Beer” është i hapur për të gjithë dhe është paraparë të zgjasë deri në ora 22:00.