Këtë të premte, me datën 7 dhjetor, bendi SYTË zbarkon në Kino “Armata”, me një koncert special, pas një mini-turneu që paten bendi.
Koncerti do të filloj nga ora 21:00 dhe arsyeja pse duhet të jeni këtë natë në Kino “Armata”, për të shijuar paraqitjen e bendit SYTË është sepse:
“EP-ja e parë e bendit tregon historinë e dy shpirtërave të lidhur së bashku nga yjet. Vokali i sinqertë lundron nëpër tingujt e ëmbla të sintit dhe kitarave bittersweet, të cilat e ngjyrosin bazamentin që e krijon basi dhe tupanat hip hop, për të përshkruar një dashuri që duket sikur është përzgjedhur nga një konstelacion.”
Ky koncert do të xhirohet nga Komuna e Prishtinës.