Kosova 2.0 do ta shënoj ‘Ditën e të Drejtave të Njeriut’, përmes publikimit të tetë artikujve hulumtues, të shkruar si pjesë e ciklit të parë të Bursës së Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut , program ky që mbështet dhe fuqizon gazetarët në Kosovë për të kryer hulumtime të hollësishme dhe për të raportuar mbi çështje që lidhen me të drejtat e njeriut.
Lansimi i programit ku do të promovohen këta artikuj, do të bëhet, të hënën (10.12.18), në hapësirën e re të K2.0, ku temat që janë trajtuar në këtë cikël do ta sjellin fokusin në tetë çështje jetike që lidhen me të drejtat e njeriut në Kosovë, e që deri më tani kanë qenë në margjina.
Artikujt e shkruar sjellin raportim me përmbajtje të pasur, të hollësishme dhe të mbështetur në hulumtime thelbësore, që jo vetëm ofrojnë perspektivë të fuqishme dhe kontekstuale për publikun, por gjithashtu kanë potencialin për të nxitur veprime për ndryshime nga ana e institucioneve dhe palëve kyçe të interesit që lidhen me këto çështje.