Me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut rreth punës, angazhimit dhe rëndësisë që kanë detarët për ekonominë dhe jetën tonë, data e sotme 25 Qershor, i është dedikuar ‘Ditës Ndërkombëtare të Detarëve’.
Mbajtësit e ekonomisë në lëvizje, si me shpërndarjen e mallrave ashtu edhe të karburanteve, detarët përbëjnë një komponentë thelbësor të ekonomisë botërore. Puna e tyre e rrezikshme, u vështirësua edhe më shumë gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të pasigurive në lidhje me hyrjet në porte, për shkarkime dhe furnizime.
Prandaj këtë vit, shënimi i kësaj dite ka një vlerë edhe më të madhe.