Tashmë Rave, njihet për perfomancat e veçanta në ambiente të hapura dhe për muzikën më të mirë që e sjellin përmes artistëve që Rave i përzgjedhin, që të jenë pjesë e platformës RAVE LIVE SESSION, e cila transmetohet edhe drejtpërsëdrejti edhe në Radio KFOR.
I ftuari i radhës, për të performuar muzikë Lve, është përzgjedhur DJ Omen, i cili do t’ju argëtoj me sesionin e radhës ‘Sunset Ritual Edition’.
Emri i tij është, Liburn dhe ai dashurinë e tij për muzikën elektronike e zbuloi kur filloi t’i dëgjonte ikonat e këtij zhanri, si John Digweed dhe Trentemoller, ndërsa tani Liburni njihet edhe me emrin Omen, për tingujt e tij organik dhe oriental, gjithmonë i gatshëm të sjell tinguj të përshtatshëm për çdo kohë.
Kështu, në set-et e tij, jehojnë përherë melodi, vokale dhe instrumente nga më të ndryshmet. DJ Omen mund ta dëgjoni, të dielën nga ora 21:00, ndërsa performancën e tij mund ta ndiqni Live, në faqen zyrtare në facebook të Rave Travel, Win Music Freedom Ks dhe Radio K4.
Mos mungoni!