Data e sotme, 1 mars, shënon ‘Ditën Botërore të Terapisë Muzikore’. Muziko-terapistët janë profesionistë të cilët kujdesen për pacientët e tyre me nevoja fizike dhe emocionale, që me anë të muzikës t’i ndihmojnë ata.
Terapistët e muzikës, punojnë në një larmi mjedisesh duke përfshirë shkollat, spitalet, shtëpitë e kujdesit, qendrat ditore, mjediset e komunitetit, vendet e punës dhe brenda shërbimit të burgut. Shumë njerëz i referohen muzikës si një gjuhë universale, ndërsa terapia muzikore konsiderohet që ka efektin shërues mbi qeniet njerëzore.