Sonte (18.12.19) në Kinema Jusuf Gërvalla, do të shfaqet filmi ‘Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar’.
Filmi në fjalë është realizuar nga regjisori dhe njëherit skenaristi, Kushtrim Bekteshi, me producent, Mumin Jasharin, ndërsa bashkë-producent janë Sasho Pavlovski (Maqedoni), Musbajdin Qamili dhe Osman Ameti – Skupifest (Maqedoni) si dhe Genc Permeti (Shqipëri).
Filmi ‘Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar’, do të shfaqet sonte prej orës 19:00 në Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, mirëpo në terminin e njejtë, do të shfaqet po ashtu në këtë kinema edhe me datat 21 dhe 27 dhjetor 2019.