Më 20 dhjetor (të premten), duke filluar nga ora 20:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla”, do të përformojnë me kitarë akustike, dy artisë vendor Dren Loxha dhe Pajtim Pasha. Dreni i cili është kantautor dhe e ka një jetë me kitarë në duar, do të sjellë këngë dhe tinguj unik përgjatë gjithë mbrëmjes. Ndërkaq, Pajtim Pasha, i cili ndryshe njihet edhe si “artist i lindur” në shumë qarqe, do të përformojë këngë të tija eksperimentale dhe nga artistë të ndryshëm.
Ky koncert është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.