Malaria, është një sëmundje e shkaktuar nga parazitët e që transmetohet përmes pickimeve të mushkonjave të infektuara femra, duke shkaktuar marramendje, lëkurë të zbehtë ose shqetësime në frymëmarrje.
Se sa shqetësuese është malaria në Kosovë?, – për Radio KFOR-in foli mikrobiologu Lul Raka: “Kjo sëmundje mund të parandalohet dhe mund të shërohet. Pjesa më e prekur nga kjo sëmundje është Afrika, e cila e bartë barrën globale, ku edhe ndodhin 94 % e të gjitha rasteve të malaries në botë. Në Kosovë, nuk është sfidë e madhe sëmundja e Malaries, përveç rasteve të rralla që i kemi pasur nga stafi ndërkombëtar apo kosovarëve që punojnë në Afrikë dhe në Azi.”
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e rasteve dhe vdekjeve nga malaria, ndodhin në Afrikë dhe sërish po bëhen përpjekje në parandalimin e vdekjeve nga kjo sëmundje.
Tema e sivjetme e ‘Ditës Botërore të Malaries’, e cila shënohet sot, me datën 25 prill, është “Zero Malaria – Vizato Vijën Kundër Malaries”.