“Më kujtohet akoma dita kur fillova punën në Radio me vetëm një pjesë të vogël të njerëzve dhe një sasi shumë të kufizuar burimesh. Duke filluar nga atje deri sot, Radio KFOR-i ka mbuluar një udhëtim të gjatë dhe evolucionar. Vite më mbrapa, ne kishim filluar me miliona ëndrra, shpresë dhe entuziazëm të pamasë dhe sot kur po festojmë një vit tjetër të lindjes së saj, asgjë nuk ka ndryshuar, përveç faktit që kemi ekip më të madh dhe fuqi punëtore më të madhe për të punuar më shumë.
Frekuencat e Radio KFOR-it kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë një reflektim i paqes dhe tolerancës, që kanë mësuar dhe reflektuar nga të gjithë paqeruajtësit, nga të gjitha kombet që veprojnë brenda NATO-s.
Nuk është shumë vështirë të punosh një punë kur atë e ke më shumë pasion dhe hobi, sikurse që e kam unë.
Pasioni për ta çuar Radio KFOR-in në listën e radiove më të dëgjuara në vend, për ta bërë atë një Radio e cila është e njohur për muzikën, emisionet kualitative, produktet e saj cilësore, shërbimet cilësore dhe angazhimin ndaj punës, këtë vit po përfundojmë edhe një vit të suksesshëm.
Unë si redaktore e këtij institucioni ndjehem jashtëzakonisht krenare të them që vazhdimisht po i afrohemi ëndrrave tona dhe po i bëjmë ato realitet, një nga një.
Në gjithë këto 20 vite që kanë kaluar, besimi ynë tek njëri-tjetri dhe angazhimi ynë ndaj Radios janë faktorët që na kanë sjellë këtu ku jemi sot. Kolegët e mi kanë qenë gjithmonë forca dhe shtylla kurrizore e Radio KFOR-it që me pozitivitetin dhe intelektin e tyre, çdo ditë mundohen që t’ua zbukurojnë ditën edhe dëgjuesve tanë. Unë besoj se uniteti ka fuqinë të luftojë çdo pengesë në rrugën tonë përpara.”