Kinamaja e qytetit të Prizrenit ”DokuKino” sot (21 nëntor) iu bashkohet kinemave botërore, duke shfaqur premierën ‘Frozen II’, një ndër filmat më të sukseshëm të animuar në botë.
Në reprizën e tij, të shtunën (23 nëntor), duke filluar nga 12:00, “DokuKino” e ka organizuar një ngjarje të veçantë për fëmijë. Kështu na tregoi përgjegjësja e Burimeve Njerëzore dhe Menaxhment në “DokuKino”, Valtida Shukriu:
“Të shtunën kemi party në kinemanë “DokuKino”, të cilin e kemi organizuar për të gjithë fëmijët, të cilët do të vijnë me karakteret e pesonazheve të filmit të animuar ‘Frozen’. Kemi bërë një skenë me kështjellën e perzonazheve të ‘Ferozen’: Anna, Elsa edhe Olaf. Kushdo që vjen me këto karaktere do të ketë biletë falas”.
Filmi “Frozen II”, do të shfaqet në dy termine, duke filluar nga ora 13:00 dhe 15:00.