Down Syndrome Kosova fton të interesuarit që të marrin pjesë në diskutimin ‘‘Sfidat e Prindërimit – Rrëfimet e Nënave të Fëmijëve me sindromën Down’’.
Me këtë rast të pranishme do të jenë drejtoresha Ekzekutive e Down Syndrome Kosovës, Sebahate Hajdini Beqiri dhe nëna të fëmijëve me sindromën Down, të cilat do ti ndajnë rrëfimet e tyre me të tjerët.
Ky aktivitet do të mbahet sot (06.03.20), në selinë e ‘Fondacionit Shtatëmbëdhjetë’, duke filluar nga ora 16:00 dhe mbështetet nga Programi i Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.