Një lule, çokollatë apo kartolinë e dhuruar me shumë respekt dhe dashuri. Këto janë dhuratat më të shpeshta që iu bëhen nënave dhe grave në përgjithësi në Ditën Ndërkombëtare të tyre, më 8 Mars. Radio KFOR-i ka kontaktuar disa dëgjues, të cilët i ka pyetur se kujt planifikojnë t’i blejnë dhuratë për 8 Mars dhe nëse presin një të tillë nga dikush në këtë datë kaq të rëndësishme:
– “Unë jam Astriti dhe i pershendes të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it. Të gjitha nënave dhe grave në përgjithësi ua uroj 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të tyre. Sa i përket dhuratave, unë këtë herë do t’ju dhuroj lule, nënës time dhe dy motrave. Krejt njerëzve iu kisha thënë dhuroni sa më shumë dashni jo veç për 8 Mars, po çdo ditë”.
– “Përshëndetje nga Fjolla për dëgjuesit e Radio KFOR-it. Për këtë 8 Mars pres me dhanë dhuratë, natyrisht nënën dhe gjyshen nuk kom me i lanë pa dhuratë, diçka edhe simbolike për shkak të festës, se kështu tingëllon pak klishe, por dhurata më e madhe që mundemi me i ba dikujt është dashuria dhe respekti. Sa i përket për me marr dhuratë, nuk jam akoma e sigurt. Ndoshta duhet me kalu edhe një kohë që unë me meritu me marr dhuratë në atë mënyrë qysh unë iu bëj grave më të rëndësishme në jetën tem”.
– “Unë jam Shkëlqimi. Përshëndetje për krejt dëgjuesit e Radio KFOR-it. Dhurata ime për 8 mars shkon për motrën time, po edhe për nënën. Këto dyja janë personat që janë gjithmonë afër meje dhe që për to nuk mjafton një dhuratë, por duhet shumë më shumë për t’i falendëruar për kohën dhe për krejt senet e mira që i bëjnë ndaj meje”.
Në emisionin e mbrëmjes “MENY’ ju mund të inkuadroheni nga ora 19:00 deri në orën 22:00, duke dërguar mesazh në numrin 049 950 950, apo duke na shkruajtur edhe në rrjete sociale, në Instagram ‘radiokforshqip’ dhe Facebook ‘Radio KFOR 90.2 Shqip’.