‘Dita Botërore e Dëgjimit’, shënohet sot (18 korrik), për të nderuar ditëlindjen e Raymond Murray Schafer, një kompozitor dhe ambientalist Kanadez, i cili shihet si themeluesi i ekologjisë akustike. Shënimi i kësaj dite rritë ndërgjegjësimin e parandalimit të humbjes së dëgjimit si dhe promovon kujdesin për veshin dhe dëgjimin në të gjithë botën.
Për rëndësinë e kësaj dite, Radio KFOR-i kontaktoi specialistin e ORL–së, Dr. Brahim Maxhuni: “Ne duhet të kemi kujdes ndaj zhurmave, sepse zëri i lartë e shkatërron nervin e dëgjimit, sidomos kujdes të shtuar duhet të kenë punëtorët që punojnë në ndërtimtari të rënda, në uzina të ndryshme, ata duhet të pajisen me antifona. Në fakt, duhet të jetë inspektorati i cili e bënë matjen e ndotjes së zërit.”
Vëmendje kërkohet çdo ditë e jo vetëm sot, sepse thuhet se deri në vitin 2050 mbi 900 milionë njerëz do ta kenë paaftësi, humbjen e dëgjimit.