– Me 18 korrik, të vitit 2019, këngëtari Ed Sheeran, theu edhe një rekord në muzikë. Albumi i tij i titulluar ‘No. 6 Collaborations Project’, që ishte i realizuar në bashkëpunim me artistë të tjerë, arriti 69 milion shkarkime në platformën ‘Spotify’, që nuk e kishte arritur ndonjë artist tjetër. Albumi i tij i fundit ‘Divide’, po ashtu solli edhe një rekord të ri, duke arritur 56 milion shkarkime vetëm në ditën e parë të lansimit.
– Në këtë datë të vitit 2014, këngëtarja Shakira, ishte artistja dhe njëherit personi i parë në botë që kishte mbi 100 milion pëlqime në Facebook.
– Me 18 korrik, të vitit 1998, bendi The Beastie Boys, ishin në pozitën e parë të tabelës së albumeve më të mira në Angli, me albumin e tyre ‘Hello Nasty’.