Borë, muzikë, pije, argëtim, atmosferë e shpërblime të tjera të shumta, këtë eksperiencë mund ta përjetoni vet në Brezovicë, të shtunën e 29 shkurtit, duke filluar nga ora 12:00 deri në 15:00.
Vitin 2020 po e fillojmë bashkë me rrugëtimet e reja të Radio KFOR-it, për të qenë edhe më afër dëgjuesve.
Radio K4 dhe Magazina 4U, ju ftojnë të na bashkoheni në Brezovicë ku do t’ju shpërblejmë me 40 ski pass-a, pije, muzikë fantastike nga dy DJ dhe shumëçka tjetër. Shihemi në Brezovicë më 29/02/2020 nga ora 12:00.