Nuk është asnjëherë e tepërt të thuhet se ne po dhurojmë diçka shumë të vogël, por që për foshnjat e pafajshme është JETË”. New Age School edhe këtë vit po e vazhdon traditën e shënimit të Ditës së Falënderimeve, duke kontribuar në një shoqëri më të mirë, me vepra simbolike por shumë humane. Drejtori Ekzekutiv i New Age School, Dhimitri Bibolli, për Radio KFOR-in tregon se aktivitetet e bamirësisë, burojnë nga parimet themelore të shkollës, mes të cilave edhe ndjeshmëria sociale dhe respekti për diversitetin:
“Tashmë është kthyer në traditë të shkollës tonë që me rastin e Ditës së Falënderimeve, studentët tanë të organizojnë shitje të ëmbëlsirave, përmes të cilave mblidhen të holla për bamirësi. Këtë vit, të entuziazmuar edhe më shumë që në këtë përpjekje na bashkohet edhe KUSA (Kosovo United States Alumni), kemi vendosur të ndihmojmë SOS-Fshatin e Fëmijëve të blejnë qumësht (Laktovit), pelena, veshje dhe mbulesa për foshnjat e braktisura. Mbledhja e të hollave do bëhet me datat 22 dhe 23 nëntor 2018 përmes shitjes së ëmbëlsirave apo ushqimeve të tjera që vetë fëmijët tuaj do t’i sjellin dhe po ata do i shesin në mjediset e shkollës, por edhe në institucione publike dhe kompani private. Çmimi i një artikulli do jetë vetëm 50cent”.
Në të kaluarën, me koordinimin e Kryqit të Kuq, New Age School ka ndihmuar familje skamnoresi dhe persona me nevoja të veçanta me të holla, ushqime dhe veshmbathje.