Televizioni është një gur themel i demokracisë dhe një shtyllë e lirisë së shprehjes dhe diversitetit kulturor.
Në dhjetor të vitit 1996 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli datë 21 Nëntor, si Ditën Botërore të Televizionit, në përkujtim të datës në të cilën u mbajt edhe Forumi i Parë i Televizionit Botëror, në po të njëjtin vit, 1996.
Janë arsye të shumta për të shënuar këtë ditë, duke llogaritur që TV ka autoritet, krijon komunitete, frymëzon mendjen, jep kualitet, jep një zë për shkaqe të mira, përkrah sportin, stimulon ekonominë dhe shumë fusha të tjera.
Falë arritjes së pakrahasueshme dhe fuqisë emocionale, televizioni bën thirrje efektive për veprim gjatë krizave humanitare, fatkeqësive natyrore dhe emergjencave sociale.