Dhuna në familje është një problem serioz dhe i përhapur, kështu që shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare po vazhdojnë të merren me parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje.
“Numri i përgjithshëm i rasteve të dhunës në Kosovë për vitin 2020, është 2069“, bëri të ditur për Radio KFOR-in, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti policorë, statistikat për rastet e dhunës në familje janë të ndara sipas rajoneve në Kosovë: “Për vitin 2020, në Prishtinë kishte 674 raste të dhunës në familje, në Gjilan numri i tyre ishte 213, në Ferizaj 206, në Gjakovë 239, në Pejë 264, në Prizren 266, në Mitrovicën e Jugut 140 dhe në Mitrovicën e Veriut 67 raste të dhunës në familje.”
Çdo veprim ose mosveprim, drejtuar një anëtari të familjes, që cenon integritetin fizik, psikosocial apo ekonomik, konsiderohet si dhunë në familje. Vetëm duke respektuar, nderuar dhe ndihmuar njëri tjetrin, ne formojmë një familje të shëndosh!